Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk ka qetësi për Policinë e Shtetit, Rama zbulon të tjera ndryshime që do të bëhen

rama-1-660x405

Edi Rama flet në mbledhjen me drejtuesit e Policisë:

Së pari dua që tiu uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve, dhe duke shpresuar që këto lëvizje, të cilat do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e policisë, deri në nivelin e komisariateve të vlerjnë për rienergjizimin e domosdoshëm për fazën e re ku hyn reformimi i policisë së shtetit.

Padyshim që policia ka sot jo pak arsye për të qenë krenare me punën e saj, pritshmëria dhe pakënaqësia e qytetarëve është në një nivel domethënës. Pritshmëria është që Policia të ecë më shpejt dhe të japë rezultate domethënëse, pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë, dua ta nis renditjen e problematikave nga raporti i policisë me qytetarët, që është a-ja dhe zh-ja e punës.

Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga shqpiponja dhe patrulla e përgjithshme, që shpesh kapërcejnë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura.

Imazhi nuk mund në asnjë mënyrë që të cënohet, dhe aq më pak të lëndohet duke afektuar të gjithë policinë e shtetit, në optikën e opinionit publik, ky është dhe prioriteti i prioriteteve për të gjithë drejtuesit e rinj të policive vendore, që duhet ta kenë dritë në syrin e tyre.

Leave a comment