Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rikthehet në skenën e Teatrit pas 1 viti e gjysmë me kryeveprën e George Orwell

Screenshot_9-5

Ka mbërritur në Tiranë ‘Ferma e Kafshëve’ e të madhit George Orwell. Kryevepra botërore është stacionuar në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në kryeqytet, nga ku do të startojë ditën e diel me pjesëmarrjen e një kasti të mrekullueshëm aktorësh.

‘Ferma e Kafshëve’ është një komedi satirike, e hollë, e punuar me finesë, një fabul ironike për idealizmin, për altruizmin, egoizmin, për pushtetin dhe korrupsionin, por, mbi të gjitha për natyrën njerëzore.

E për të folur në lidhje me këtë kryevepër botërore, i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’, nga Rezear Xhaxhiu, në ‘Fax News’, ishte aktori Neritan Liçaj, i cili ka bërë një rezyme të përmbajtjes së kësaj vepre, ndërsa ka dhënë edhe disa detaje në lidhje me ditët se kur do të jepet live për të gjithë dashamirësit e teatrit në vendin tonë.

“Premiera nis ditën e shtunë në orën 21:00. E diela është pushim. Për të vijuar më pas të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten. Pra, për pesë ditë me radhë qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër këtë kryevepër. Në të vërtetë ka qenë një periudhë e ngjeshur provash, madje deri në orën 1 të natës. Kemi punuar shumë fort, pa asnjë ditë pushimi, vetëm e vetëm që ta fillonim këtë sezon që në korrik, në mënyrë që njerëzit të fillonin të rimesoheshin me lajmin se teatri ekziston.”, është shprehur Neritan Liçaj.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me periudhën e pandemisë dhe të pushimit të teatrit si pasojë e mbylljes prej Covid-19, Liçaj u shpreh se pas një viti e gjysmë pushim, tanimë ai ndihet i liruar dhe se sipas tij, aroma e publikut është adrenalina më e madhe profesionale për një aktor.

“Që prej mbylljes nga pandemia. Kur ne mbaruam shfaqjen ‘Galaksia’ në ditët e fundit të shkurtit, dhe në mars më pas ne u mbyllëm. Që prej atëherë, rreth një vit i gjysmë pa dalë në skenë. Aroma e publikut është adrenalina më e madhe profesionale.”, vijoi më tej Liçaj.

Leave a comment