Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ushqimet dhe nafta ‘problemet’ më të mëdha të xhepave të shqiptarëve!

astma_ushqime-640x438

Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se, për të dytin muaj me radhë, inflacioni i çmimeve në vendin tonë shënoi sërish një rënie, duke shfaqur kështu një ngadalësim të ritmit të rimëkëmbjes së konsumit.

Instituti i Statistikave bën me dije se, gjatë muajit qershor, çmimet e mallrave kryesore u rritën me vetëm 1.6%, shume më ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që, rritja e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve ishin faktorët kryesorë të inflacionit për muajin qershor.

Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se, krahasuar me muajin qershor të vitit 2020, rritja më e madhe e çmimeve ishte në grupin “Komunikimi” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “Transporti” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, e ndjekur nga çmimet për “Argëtim dhe kulturë” me 1,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e zarzavateve ishin ato që pësuan rritjen më të madhe me 10,2%, pasuar nga vaji, frutat, bulmeti. Ndërsa një rritje më të lehtë pësuan kategoritë e mobilieve. Ecuria e inflacionit do të shihet me rëndësi gjatë dy muajve të turizmit korrik dhe gusht ku baret dhe restorantet do të presin rritje të xhiros prej turistëve të huaj dhe lehtësimit të masave kufizuese.

Leave a comment