Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sherr në plazhin e Durrësit, 34-vjeçari nxjerr armën dhe kërcënon të riun

duree

Dy persona janë përfshirë në një konflikt që mund të përshkallëzonte me përdorimin e armës së zjarrit në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Sipas policisë, shtetasi L. B., 34 vjeç, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H.

Rezulton se autori 34 vjeçar, banues në Kavajë ishte i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

34 vjeçari, u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Leave a comment