Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimet e SPAK në Ministrinë e Brendshme, reagon Yuri Kim: Abuzimi me fondet publike

kim-kraja-780x405

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga SPAK mëngjesin e sotëm, ku u ekzekutuan 9 urdhër arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, në lidhje me abuzimin në tenderin e uniformave të policisë.

Kim përmes një postimi në Twitter thekson se manipulimi i proceseve të prokurimit publik është një vjedhje e të gjithë qytetarëve përfshirë edhe ata amerikanë taksat e të cilëve vijnë në ndihmë të Shqipërisë.

Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është krim”, shkruan ambasadorja Kim.

Leave a comment