Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Depresioni i zonjës Quandt dhe 6 fëmijë të helmuar!

214686768_298969568642730_3466976096828260363_n
Në vitin 1930 Princi i Prusisë August Wilhelm e takoi Magda Quandt-in dhe i dha një këshillë: të punonte vullnetarisht në një degë të partisë naziste NSDAP për të tejkaluar depresionin dhe monotoninë. Magda Quandt e mori këshillën për zemër – dhe në NSDAP e njoftoi Joseph Goebbelsin. Më 1931 u martua me të. Joseph Goebbelsi më vonë do të bëhej ministër i propagandës i Adolf Hitlerit. Më 1 maj 1945, kur Berlini ishte i rrethuar nga forcat sovjetike dhe regjimi nazist para kapitullimit, Magda Quandt ndodhej në bunkerin e Hitlerit. Atë ditë ajo mori një vendim mizor: i helmoi 6 fëmijët e saj, pastaj ajo dhe burri i saj i dhanë fund jetës.
Më 28 prill 1945 Magda Quandt i shkroi të birit të saj Haraldit (fëmijë nga martesa e parë): “Bota pas fyrerit (Hitlerit, v.j.) dhe nacionalsocializmit nuk ia vlen të jetohet, prandaj i mora me vete edhe fëmijët këtu. Nuk ia vlen që ata të jetojnë në jetën që po vjen dhe zoti mëshirëplotë do të më kuptojë kur do t’i shëlbojë (shpëtoj shpirtin, sipas fesë së krishterë, v.j.).”
Para se të martohej me Goebbelsin, Magda Quandt ishte e martuar me industrialistin Günther Quandt. Pas ndarjes prej tij asaj i ra në gjunjë Herbert Hoove: nipi i presidentit amerikan me të njëjtin emër i bëri një ofertë për t’u martuar me të. Magda Quandt refuzoi martesën me nipin e presidentit amerikan. Martesa me shefin e propagandës së Hitlerit, pra me Joseph Goebbelsin, përfundoi mizorisht dhe tragjikisht: 6 fëmijë të vdekur, plus çifti Goebbles & Quandt.

Leave a comment