Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hoqi flamurin serb dhe vendosi atë shqiptar, nën-kryetari i Komunës së Bujanovcit duhet të përballet me Serbinë

flamur-780x405

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj, serbët nuk e kanë kapërdirë faktin që nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu hoqi flamurin serb pranë përmendores së dëshmorit të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi dhe ngriti flamurin kuqezi. Musliu e cilësoi provokim vendosjen e flamurit serb pranë përmendores.

“Të nderuar qytetarë të Bujanocit. Më lejoni t’iu njoftoj se sot kam marrë një ftesë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, që të paraqitem më datën 12 korrik 2021 në organet e policisë në Bujanoc. Kjo ftesë ndërlidhet me provokimin që na është bërë në Konçul të Bujanocit, ku tek varri i dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, ishte vendosur një flamur i Serbisë dhe ishte hequr flamuri kombëtar.

Unë, si nënkryetar i komunës, do të paraqitem sipas ftesës zyrtare në institucionin ku më është bërë thirrja dhe do të ripërsëris qëndrimin tim lidhur me këtë ngjarje. Përsëris se vendosja e flamurit të Serbisë në atë lokacion paraqet një provokim për komunitetin dhe reagimi im ka qenë konform menaxhimit sa më të mirë dhe në qetësi të kësaj situate. Simbolet kombëtare janë të shenjta dhe duke respektuar këto simbole ne forcojmë themelet dhe vlerat sublime të demokracisë” shkruan ai.

Leave a comment