Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Korrupsion me tenderin e Ministrisë së Brendshme, urdhër-arreste për 9 zyrtarë

arrestimet

Një tjetër rast korrupsionit që ka të bëjë me tenderat ka çuar pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë këtë të Shtunë. SPAK ka lëshuar rreth 9 urdhër-arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme si dhe ka kryer kontrolle në banesat e personave të akuzuar.

Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj janë personat e akuzuar si të përfshirë në dhënien e tenderit korruptiv, sipas hetuesve të SPAK. Ata janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të MB, si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit për tenderin e uniformave, që kap vlerën e rreh 25 milion eurove dhe është zhvilluar një vit më parë.

Për personat e akuzuar, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masat e arrestit me burg dhe arrest shtëpiak, të miratuara nga Gjykata e Posaçme.

Hetimet fillimisht nisën për shkelje në tendera, shpërdorim detyre e korrupsion. Por, ende nuk dihen se cilat janë akuzat konkrete që ka ngritur SPAK-u për personat e përfshirë ne ketë hetim. Ndërkohë, përsa i përket urdhër-arresteve, ato nuk janë ekzekutuar të gjitha dhe operacioni është ende në vijim. Pritet që në orët në vijim, SPAK të dalë me njoftim zyrtar dhe te japë detaje më të hollësishme për këtë operacion.

Tenderi kap vlerën e rreh 25 milion eurove dhe është bërë një vit më parë.

http://arberianews.net/cpermban-dosja-e-aferes-me-uniformat-e-policise-qe-qendron-ne-spak/

http://arberianews.net/afera-uniformat-e-policise-mashtrimi-ne-lidhjen-e-kontrates/

http://arberianews.net/ekskluziv-e-dosja-e-tenderit-uniformat-e-policise-se-shtetit-skeme-mafioze-nr-2/

http://arberianews.net/afera-uniformat-e-policise-kallezimi-penal-per-zyrtaret-e-larte-te-ministrise-se-brendshme/

http://arberianews.net/ekskluzive-afera-miliardeshe-uniformat-e-policise-zhvlefteson-drejtorin-e-pergjithshem-ardi-veliu/

http://arberianews.net/ekskluzive-afera-miliardeshe-uniformat-e-policise-mashtrim-ne-lidhjen-e-kontrates-se-dt-10-09-2020/

http://arberianews.net/ekskluzive-dosja-e-aferave-uniformat-e-policise-se-shtetit-miliarda-leke-nga-pazaret-e-pista/

http://arberianews.net/tirane-shkon-ne-spak-vjedhja-e-10-8-milione-euro-uniformat-e-policise/

Leave a comment