Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Maqedonia e Veriut mbyll Qafë Thanën, dhjetëra shqiptarë ngecin në kufi

Screenshot_7-12

Në Qafë Thanë, dhjetëra punëtorë ditorë shqiptarë vazhdojnë të mbeten të  bllokuar në pikën e kalimit kufitar pasi ajo vijon e mbyllur që prej ditës së djeshme nga pala maqedonase. Ende nuk ka asnjë urdhër konkret se çfarë do të bëhet.

Burime bëjnë me dije se janë afërsisht gati 150-200 punëtorë ditor të cilët kanë mbetur të bllokuar që prej ditës së djeshme. Punëtorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit shqiptar.

“Ne mbajmë familjet me këtë punë, shteti të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa buk, duam zgjidhje nga shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta”, thotë njëri nga punëtorët.

Video Player

 

Leave a comment