Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia i shoqëron djalin, ndërron jetë nga infarkti biznesmeni

policia-vlore-1024x576-1-1-780x405

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës. Biznesmeni Shuaip Sejko, i njohur me pseudonimin “Çapi”, ka ndërruar jetë në orët e para të këtij mëngjesi, si pasoje e një infarkti.

Policia e Sarandës doli sot në deklaratë për shtyp, duke thënë se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarande. Por, duket se kjo gjobë lidhet me vdekjen e 62-vjecarit Sejko. Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit.

Aty ka gjetur një tavolinë dhe për këtë arsye ka shoqëruar të riun në Komisariat. Dëshmitarë okularë kanë njoftuar babanë e tij, biznesmenin Shuaip Sejko, pronar i një hotel në qytetin bregdetar. Sapo ka marrë vesh lajmin, ai ka tentuar të niset drejt Komisariatit të Sarandës, por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

(BalkanWeb)

Leave a comment