Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si e liroi nga detyra ministri Çuçi drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme një javë para se t’i pritej urdhër arresti

cuci-1-778x405 (2)

Rreth një javë më parë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi liroi nga detyra Drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Në vend të saj u komendua njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.

Në momentin që ministri Çuçi lëshoi urdhërin e lirimit nga detyra arsyet ishin të paqarta, por sot indiciet të çojnë tek informacionet që ministri mund të ketë patur nga hetimi i SPAK mbi tenderin e uniformave të policisë.

Edlira Naqellari është një prej personave të cilës SPAK ka prerë-urdhër arrestin ditën e sotme.

Aktualisht burime bëjnë me dije se janë ekzekutuar, 8 urdhër arreste, por duke qenë se aksioni është ende në vijim e sipër nuk ka ende të dhëna të plota se cilat janë akuzat që rëndojnë mbi personat e ndaluar dhe pozicioni që kanë patur në këtë aferë korruptive.

Sipas burimeve ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, si dhe ka shkelur garën e barabartë. Mes urdhër arresteve që SPAK ka lëshuar ështe edhe emri i një zyrtari të lartë në ministrinë e Brendshme.

Burime bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat private të zyrtarëve shtetërorë të përfshirë si dhe në Ministrinë e Brendshme.

Hetimet fillimisht nisën për shkeljet të rregullave në tenderim,  shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk janë bërë publike në mënyrë zyrtare akuzat që rëndojnë për personat e përfshirë në këtë abuzim. Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me njoftim zyrtar dhe te japë detaje më të hollësishme në lidhje me operacionin.

Person që u është prerë urdhër arresti janë: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Minga.

Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj janë anëtarë të komisionit të vlerësimit të tenderave në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që Edlira Naqellari mbante postin e Drejtoreshës Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara deri 8 ditë më parë, kur do të lirohej pa një arsye konkrete nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Me përjashtim të Anisa Bogdanit, të cilës i është prerë urdhëri i ndalimit “Arrest në Shtëpi” për shkak se ka një fëmijë të mitur, të 8 personat e tjerë janë arrestuar.

Leave a comment