Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Si do ia bësh me ligjin e ri pa filtra?’, Fjoralba Ponari nxjerr “blof” fansen

-800-0-093e2acb2e809a9980097671a9cb385a

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjete sociale. Madje ajo realizon shpesh mini-intervista me ndjekësit në Instastory, siç ka bërë dhe së fundmi.

Mirëpo, jo të githë i kanë bërë pyetje të këndshme. Fjoralbës i ka rënë në sy dikush që i ka shkruar “Si do ia bësh me ligjin e ri pa filtra?”.

Moderatorja nuk ia ka përtuar një përgjigje dhe i ka shkruar “Siç kam bërë para se të bëhej trend puna e filtrave, për bukuri të Zotit”. Ajo e ka shoqëruar përgjigjen me një foto pa filtra dhe pa pikë make upi, ku duket yll si gjithmonë.

Kujtojmë se pyetja e ndjekësit/ ndjekëses vjen nga ligji i ri në Norvegji, sipas të cilit çdo influencer që fiton para nga postimet në Instagram do të jetë i detyruar të tregojë cilat foto janë të modifikuara.

Leave a comment