Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident i rëndë pas mesnate, vdes shoferi 33-vjeçar, në gjendje të rëndë pasagjeri

ambulance-590x354 (1)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas të Cërrikut, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga ka humbur jetën shoferi 33-vjeçar Raman Hoxha.

Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri që ndodhej në mjet në momentin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit me pasoja të rënda.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç,  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe  ka dalë nga rruga.

Si  pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Leave a comment