Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E çuan për kurim në Itali, ndërron jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka

auto_bombola11625995228

Një javë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi u plagosën katër anëtarë të familjes Gjoka, një prej tyre ka humbur jetën në Itali, si pasojë e plagëve të rënda.

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në Itali vajza 19-vjeçare e familjes, Daniela Gjoka, ndërkohë që vijojnë ende të luftojnë për jetën nëna e saj, motra dhe i vëllai.

Daniela mësohet se do të martohej në muajin Gusht të këtij viti, por ajo ngjarje fatkeqe e së dielës së kaluar ka prerë në mes ëndrrat e saj, dhe ka lënë në dhimbje të papërshkrueshme familjarët.

Leave a comment