Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Senati i Haitit cakton presidentin e përkohshëm

thumbs_b_c_14df925014deaabb7a46e787b0cfb9f9-770x433

Senati i Haitit caktoi Joseph Lambert-in, kreun e dhomës së sipërme të Kongresit, si president të përkohshëm pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise në fillim të kësaj jave.

Ardhja e Lambert-it në pushtet e zhyt vendin në një gjendje të pasigurisë ekstreme politike.

Ky hap minon autoritetin e kryeministrit Claude Joseph, i cili e deklaroi veten udhëheqës me mbështetjen e SHBA-së dhe OKB-së.

Joseph kërkoi që OKB-ja dhe SHBA-ja të dërgojnë trupa për të ndihmuar në sigurimin e portit të vendit, aeroportit dhe infrastrukturës tjetër strategjike pasi Moise u vra të mërkurën nga një njësit komando prej 28 personash të armatosur.

Tetë senatorë nënshkruan një rezolutë sipas së cilës, siç thuhet, Jozeph është hequr nga detyra të hënën me dekretin e fundit të nënshkruar nga Moise para vrasjes së tij. Presidenti ka emëruar Ariel Henry-n për të qenë pasues i Joseph-it.

“Claude Joseph nuk është kryeministër. Ai është pjesë e qeverisë sime”, tha Henry për mediat.

Lambert do të marrë detyrën e presidentit të shtetit deri më 7 shkurt 2022, kur mbaron mandati i Moise-s, dhe detyra e tij e parë do të jetë organizimi i zgjedhjeve, sipas rezolutës.

Megjithatë, në vend janë ngritur debate nëse Senati ka autoritet për të caktuar presidentin.

Senati nuk është lejuar të marrë vendime për shkak të mungesës aktuale të kuorumit.

Dhoma e Deputetëve, ose dhoma e ulët, dhe dy të tretat e Senatit ishin planifikuar të rinovohen në vitin 2019, por zgjedhjet u shtynë për shkak të paqëndrueshmërisë politike. Kongresi u mbyll, duke bërë që Moise të qeveriste me dekret për më shumë se një vit.//AA

Leave a comment