Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ekzekutimi i presidentit të Haitit/ Shkon në 19 numri i personave të arrestuar

haiti-4-780x405

Është arrestuar personi i cili pretendohet të jetë një prej aktorëve kryesorë në atentatin ndaj presidentit të Haitit, Jovenel Moise, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin rajonal, forcat e sigurisë vazhdojnë hetimin lidhur me ngjarjen. Zyrtarët haitianë njoftuan se në kuadër të hetimit është arrestuar mjeku me emrin Christian Emmanuel Sanon në rajonin Florida të SHBA-së dhe se ky person është një nga planifikuesit e vrasjes së Moise.

Drejtori i policisë kombëtare, Leon Charles, në një deklaratë për media lidhur me ngjarjen tha se “Emmanuel Sanon ishte emri i parë që agresorët kërkuan kur ata u rrethuan gjatë arratisjes së tyre”.

Numri i të arrestuarve shkon në 19

Policia e Hatitit ka njoftuar se deri më tani në operacionet e ndërmarra kundër personave që dyshohen se janë përfshirë në atentatin ndaj presidentit haitian, Moise, janë arrestuar 17 kolumbianë dhe 2 shtetas amerikanë me origjinë nga Haiti.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se janë në kërkim 6 persona dhe ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për gjetjen e agresorëve.

Drejtori i policisë kombëtare, Charles ka deklaruar se atentati ndaj Moise është kryer nga një njësi komando në të cilën ndodhen 26 kolumbianë dhe dy shtetas të SHBA-së me origjinë haitiane. Në kuadër të operacioneve janë vrarë 10 të dyshuar që janë konfliktuar me policinë.

Presidenti 53-vjeçar i Haitit, Moise humbi jetën në një sulm të ndërmarrë nga një grup personash të armatosur në shtëpinë e tij ndërsa në këtë sulm u plagos edhe bashkëshortja e tij, Martine Moise.

Pasi Moise humbi jetën si pasojë e atentatit të kryer në shtëpinë e tij, thuhet se kryeministri i përkohshëm i Haitit, Claude Joseph shpalli gjendje emergjente në vend.

Leave a comment