Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kjo stuhi sonte, ankth jep dhe drithërima

217392354_10208729835879059_8517897965278216244_n
Nga Gezim BASHA –
Ikja e Uran Kostrecit nuk është vetëm ikja e dhimbshme e një qëndrestari të madh përballë tiranisë politike, por edhe ikja e mjeshtrit të fundit të sonetit italian në gjuhën Shqipe!
Emri i tij do të qëndrojë, denjësisht e përjetë, përkrah emrave të ndritshëm të Dom Ndre Mjedës dhe Profesor Arshi Pipës si njëri nga tre poetët e shquar Shqiptarë të cilët, me virtuozitet stilistik dhe thellësi kuptimore, e krijuan lirinë mendore dhe ndjesore brenda vargorëve formalë të sonetit Petrarkian.
U prehtë në paqe!
Stuhia
Kjo stuhi sonte, ankth jep dhe drithërima.
Papritmas qielli sterrë ndizet flakë
Nga… gjarpërinjtë e zjarrtë shkreptima
Dhe shndritja kthehet fill në terr mbas pak.
Godit si fshikull breshri, si dajak.
Të trumbull p’rrenj plot trungje e rrapëllima
Përmbysin gjerdhe e turren më çdo prag
Si qen zinxhirkëputur me ulërima.
Po siç ia mbath fantazma kur sheh dritë,
Furtuna shpejt fashitet sapo agon.
Natyra… e lodhur shtang një çast, dremit…
Pikëlojn’ drizat, dheu avullon;
Del bagëtia, zogu çuçurit,
Sheh… diellin bari e shtriqet mugullon.

Leave a comment