Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush janë meshkujt që s’ia vlejnë t’u hedhësh sytë e jo më të lidhesh

-640-0-5d25e8d4c5080

Narcistë, pesimistë, të dhunshëm… mund të mendoni se meshkujt e tillë e kanë këtë karakteristikë të ‘shkruajtur në ballë’, por ja që personat negativë, janë manipuluesit më të zotë, që ju gënjejnë dhe ju nuk arrini t’i njihni jo në takimin e parë, po as në të dytë e të tretë ! Megjithatë shenja e parë, duhet të jetë dhe e fundit. Mos i toleroni meshkujt e mëposhtëm

Më poshtë do të gjeni disa tipa meshkujsh, miqësia me të cilët do të ishte mirë të mos shkonte më tej.

1. Është kritik ndaj pamjes suaj të jashtme. Shprehjet tipike në këtë rast janë: “E dashur, duhet të heqësh disa kilogramë, duhet të shkosh në palestër, je shumë e mirë, por të mungon vetëm…”.

2. I mungon dëshira për t’u argëtuar. Tipa të tillë edhe në fundjavë nuk e kanë sensin e dëfrimit, të iniciativës dhe improvizimit. Janë monotonë dhe e lënë çdo organizim në dorën tuaj.

3. Nuk ju lejon të dilni me shoqërinë. Përgjithësisht, këta tipa mendojnë se çdo dalje me shoqet, është një mundësi tradhtie.

4. Është pesimist. Duke qenë së çdo gjë e sheh me negativitet dhe pesimizëm, është gati që në çdo rast të prishë planet tuaja

5. Duket sikur është gjithë kohës në kërkim të një partnereje: Shikon femrat e tjera. Veçanërisht kur këto vështrime i shoqëron edhe me shprehje të tipit: “E këndshme shoqja jote”.

6. Të dhunshmit. Në fund, por jo nga rëndësia. Njerëzit me prirje dhune, do të jenë gjithnjë të dhunshëm e kjo e fundit nuk është vetëm fizike. Nëse partneri krah jush ju lëndon me fjalë, sërish është një sjellje që nuk duhet toleruar.

Leave a comment