Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Luajti vetëm 4 ndeshje/ Cristiano Ronaldo fiton Europianin e tij, shpallet “Këpuca e Artë”

ronaldo-690x405

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, mund të ketë luajtur vetëm katër ndeshje në “EURO 2020”, megjithatë ka fituar “Këpucën e Artë” të kompeticionit.

CR7 e hapi llogarinë e tij në këtë Europian me dy gola të vonë në fitoren 3-0 kundër Hungarisë. Më tej shtoi një gol më shumë në humbjen 4 -2 ndaj Gjermanisë, para se të realizonte dy herë nga pika e bardhë në barazimin 2-2 me Francën.

Këto dy gola kundër “Les Bleus” e bënë 36-vjeçarin golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave për vendin e tij me 109 gola.

Një shifër marramendëse, duke barazuar rekordin botëror të vendosur nga ish-sulmuesi i Iranit, Ali Daei. Megjithëse Patrik Schick i Republikës Çeke, gjithashtu shënoi pesë gola në finalet e këtij Europiani, Ronaldo përfundoi i pari falë asistit të tij kundër Gjermanisë, pasi kishte luajtur edhe më pak minuta sesa Schick.

Leave a comment