Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndërron jetë shkrimtari i njohur shqiptar

inbound1441888642

Uran Kostreci, poeti dhe shkrimtari i njohur, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare. Ai njihet si simbol i qendreses anti-komuniste shqiptare.

Kostreci gjatë kohës së regjimit komunist u dënua me 20 vite burg për qëndresën anti-komuniste. Pas burgut Kostreci kreu dhe 5 vite internim.

I lindur në qytetin e Korçës më 29 janar të vitit 1938, ai pranon se me komunizmin është njohur që në moshë fare të vogël, kur ishte vetëm 8-vjeç. Babain e tij, Fuat Kostrecin, e arrestuan, pasi e akuzuan për komitete klandestine për të rrëzuar pushtetin. Që atëherë, për Uranin fillon kalvari i vuajteve të gjata prej komunizmit.

Viti 1997 e gjen Uranin në Amerikë, i strehuar nga shoqata ‘Vatra’, të cilët i dhanë një dhomë. Ndërkohë ai kërkoi azil politik dhe ndihmohej paksa nga shteti Amerikan, derisa në vitin 2007 e ndau mendjen ta lërë Amerikën e të kthehet në atdhe, ku botoi edhe një libër me sontete e një novelë.

Që prej vitit 2007 Urani jeton në qytetin e Tiranës dhe nuk ka ndërmend të lëvizë ndonjëherë, por shprehej ne ate kohe se do të bëjë çmos që fjalët e vuajtjet e pathëna të popullit të nënshtruar shqiptar, ti shpjerë në veshët e brezave të rinj e të shkruajë sa të mundet në vijimësi për vuajtjet e tmerrshme që ai e shumë të tjerë kanë provuar në kurriz gjatë kohës së diktaturës.

Urani nuk u martua asnjëherë dhe jetonte i vetëm, megjithatë orët e ditës së tij ja kushton miqve dhe shkrimeve të shumta, për të cilin janë pasuria më e madhe që ka.

Leave a comment