Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas 53 vitesh pritje, kupa e Europës mbërrin në Romë/ Pritje madhështore

862f1e1938564de5ea1760a78210b581-k2pH-712x402@Gazzetta-Web_712x402

Tashmë trofeu i EURO 2020 është në Romë! Pas 53 vitesh pritje tani italianët i gëzohen një ‘Europiani’ të dytë.

Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mançini ka udhëtuar pas gjatë orëve të para të mëngjesit me avion me destinacion kryeqytetin italian ku menjëherë kanë shkuar në hotel.

Në dalje nga avioni shihet Mançini dhe kapiteni Kielini të cilët të buzëqeshur ngrenë në qiell trofeun e shumëpritur. Italia mposhti me penallti kombëtaren angleze e cila asnjëherë në historinë e saj nuk ka mundur ta fitojë këtë trofe.

Gjatë udhëtimit ka patur dhe çaste të bukura të lojtarëve duke shkrepur foto me trofeun në avion, por ka nga ato si Kielini dhe Bonuçi që e kanë shtrirë trofeun në shtrat njësoj si Levandovski me trofeun e Champions-it një vit më parë.

Për më shumë mund të ndiqni festimet KËTU:

         

Related Posts

Leave a comment