Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PD kërkon arrestimin e tij për tenderin korruptiv të uniformave/ Flet për herë të parë Plarent Ndrecaj

lleshaj-597x405 (1)

Abuzimi me tenderin e uniformave të Policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, tender i hapur më 26 Korrik 2019 dhe mbyllur më 11 Maj 2020, u pasua më një valë arrestimesh në ministrinë e Brendshme, por asnjë prej figurave të larta nuk u “ngacmua” nga policia.

Plarent Ndreca, që në kohën kur u tha tenderi ishte sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme, tha se ndjen keqardhje dhe trishtim për arrestimet. Gjithsesi, Ndreca u shpreh në emisionin Breaking se sekretari dhe ministri nuk kanë hedhur asnjë firmë në lidhje me tenderin e uniformave.

“Ndjeva keqardhje, nuk është lajm që është i pëlqyeshëm, që u hiqet liria disa funskionarëve. Ndjeva trishtim. Sa i përket aspektit ligjor është një akt që duhet përshëndetur. Duhet të jemi të përmbajtur në deklarimet publike dhe mediatike, për të mos krijuar presion tek asnjëra nga palët në proces. Nga pikëpamja kushtetuese ata persona janë ende të pafajshëm”, tha Plarent Ndreca

Pyetje: A bëhet tenderi pa firmën e ministrit apo sekretarit të Përgjithshëm?

Ndreca: Patjetër që bëhet. Agjencia është e pavarur. Është një cikël i mbyllur.

Pyetje: PD iu përmend edhe ju, edhe ministrin e brendshëm.

Ndreca: PD nuk di t’i lexojë rezultatet e zgjedhjeve. Vazhdon me historitë me karakter krejtësisht politik. Të njëjtën gjë bëri edhe Alibeaj, që fatkeqësisht është edhe jurist. Vazhdojnë me metodën e vjetër. Qytetarët janë të ngopur me këto deklarime.

Ndreca u shpreh se kishte dijeni për tenderin, por jo për çdo hap procedurial. Sipas përllogaritjeve del se një uniformë polici kapi vlerën kolosale prej 2 800 euro, ku vetëm kapelja kishte një kosto prej 328 eurosh.

Leave a comment