Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U dënua me 2 vite burg, ndryshon trupa gjykuese e çështjes së Adriatik Llallës

drioa

Dy gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen nga çështja e Adriatik Llallës, ndërkohë që seanca e sotme po vijon në GJKKO.

Mësohet se kanë dhënë dorëheqjen gjyqtarja Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, ndërkohë që në seancën e ardhshme pritet të bëhet dhe zëvendësimi i tyre.

Dorëheqja e dy gjyqtarëve ka të bëjë me faktin se të dy këta gjyqtarë kanë dhënë vendim për sekuestrot e pasurive të ish kryeprokurorit Llalla, dhe procedura i ndalon që ata të japin sërish vendim ndaj tij.

Ish-kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaccme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Related Posts

Leave a comment