Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Caktohen relatorët për verifikimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

KED-2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) zhvilloi këtë të Hënë procedurën për hedhjen e shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Rezultatet e shortit janë:

  1. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha:

Relator: Marsida Xhaferllari
Këshilltar: Besmir Rrapaj

  1. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha:

Relator: Rilinda Selimi
Këshilltar: Laureta Nezaj

  1. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant të Z. Gani Dizdari:

Relator: Elona Toro
Këshilltar: Saimir Nazifi

“Tashmë me nisjen e kësaj faze, mbështetur plotësisht nga Gjykata e Lartë me personel dhe mjetet e nevojshme, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante. Krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED”, njofton zyra e shtypit pranë Gjykatës së Lartë.

Leave a comment