Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fëmijë midis viktimave dhe të plagosurve nga sulmi i grupeve terroriste të regjimit të Asadit në Siri

thumbs_b_c_64009f7846a992b0bae30243c8bdb9a1-770x433-770x405

Një fëmijë ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën në një sulm nga grupet terroriste që i kontrollon regjimi i Asadit dhe Irani në zonën e de-eskalimit të konfliktit në Idlib të Sirisë.

Forcat e regjimit të stacionuara në Curin, në veriperëndim të Hama-s, shkelën armëpushimin duke sulmuar fshatrat Hmeymet, në autostradën M4 në jug të Idlibit dhe fshatrat Kileydin, Zekkum dhe Kastun në pjesën perëndimore të Hama-s.

Të paktën një fëmijë u vra dhe dy fëmijë të tjerë u plagosën në sulme.

Me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, gjatë negociatave të majit 2017 në Astana, Idlibi u shpall një nga katër zonat e de-eskalimit të konfliktit. Forcat besnike të regjimit të Asadit shkelën marrëveshjen dhe morën tri zona ndërsa në Soçi më 17 shtator të viti 2018, u arrit një marrëveshje shtesë për armëpushim në Idlib dhe vendosjen e një zone të de-eskalimit.

Sipas marrëveshjes, forcat opozitare tërhoqën armët e rënda nga rajoni ndërsa forcat besnike të regjimit të Asadit nuk ndaluan sulmet e artilerisë dhe ajrit në rajon.

Forcat ruse dhe të regjimit filluan një operacion ushtarak në maj të vitit 2019 ndërsa disa zona në zonën e de-eskalimit të konfliktit në Idlib u morën.

Më 5 mars të vitit 2020, Turqia dhe Rusia ranë dakord mbi një protokoll që u bën thirrje të gjitha palëve në Idlib për armëpushim ndërsa forcat turke dhe ruse si garantuese të armëpushimit po kryejnë së bashku patrulla kontrolli përgjatë vijave të ndarjes.

Edhe pse shkelet nga forcat e regjimit herë pas here, armëpushimi respektohet kryesisht.//AA

Leave a comment