Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fizikanti kundërshton teorinë e Ajnshtajnit: Nuk vlen askund

99

Fizikanti dhe pedagogu, Prof. Dr. Shukri Klinaku kundërshton teorinë e Ajnshtajnit, duke e konsideruar teorinë të pavlerë.

Fizikanti nga Kosova u shpreh se formula e relativitetit ishte 300 vjet para Ajnshtajnit dhe ky i fundit e gjeti të bërë.

Sipas Klinakut, relativiteti na përcjell në çdo moment të jetës, njerëzit që në para histori nuk e kanë ditur.

“Teoria ose vlen në tërësi ose nuk vlen askund. Ajo nuk vlen askund. Ajo është fantashkëncë si romanet e Zhylverinit. Disa jetësohen, po kjo teori e ajnashtajnit nuk jetësohet.

Relativiteti na përcjell në çdo moment të jetës, njerëzit që në para histori nuk e kanë ditur. Është i përditshëm dhe në dialogjet tona dhe shtrihet në çdo fushë të jetës. Bëhet fjalë për disa dukuri që janë të varura nga njëra-tjetra. Kaq, është shumë e thjeshtë.

Formula fizike ishin 300 vjet para Ajnshtanjit. Ishte e shpjeguar formula, e përdorur. Ajnshtajni e gjeti relativitetin e bërë”,- shprehet ai.

Leave a comment