Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kandidat për hetues në BKH, datat kur zhvillohen intervistat dhe oraret/ Ja çfarë duhet të kenë me vete

BKH

Byroja Kombëtare e Hetimit vazhdon me përzgjedhjen e kandidatëve për hetues për strukturën që ndryshe njihet si “FBI-ja shqiptare”.

Byroja Kombëtare ka bërë me dije datat në të cilat kandidatët për hetues do të paraqiten për të dhënë intervistë. “Në datën 22.07.2021 – 30.07.2021 do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve të kualifikuar nga Testi i Eses” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar intervista do zhvillohet, si më poshtë.

  1. Në datën 22.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 (një) deri në numrin rendor 20 (njëzet);
  1. Në datën 23.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 21 (njëzetë e një) deri në numrin rendor 41 (dyzetë e një);
  1. Në datën 24.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 42 (dyzetë e dy) deri në numrin rendor 61 (gjashtëdhjetë e një);
  1. Në datën 26.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 62 (gjashtëdhjetë e dy) deri në numrin rendor 81 (tetëdhjetë e një);
  1. Në datën 27.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 82 (tetëdhjetë e dy) deri në numrin rendor 101 (njëqindë e një);
  1. Në datën 28.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 102 (njëqindë e dy) deri në numrin rendor 121 (njëqindë e njëzet e një);
  1. Në datën 29.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 122 (njëqindë e njëzet e dy) deri në numrin rendor 141 (njëqindë e dyzetë e një);
  2. Në datën 30.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 142 (njëqindë e dyzet e dy) deri në numrin rendor 163 (njëqindë e gjashtëdhjetë e tre).

Për të parë listën, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur

Intervistat do të kryhet në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe fillojnë në orën 09.00 për të gjitha datat.

Adresa si më poshtë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë,

Rruga “Ana Komnena”,

Godina “Poli i Drejtësisë”,  

(Ish-fusha e Aviacionit)

Tiranë, 

Kandidatët do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e në listën emërore.

Kandidatët në intervistë do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19

Leave a comment