Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Londinezët shohin tmerr me sy, ‘stuhitë biblike’ pushtojnë kryeqytetin

page-24-780x439-780x405

Londra është përfshirë nga stuhi të fuqishme shiu natën e kaluar, ndërsa për pasojë ujërat kanë vërshuar në të gjitha rrugët e qytetit, duke shkaktuar kaos dhe duke lënë pas një gjurmë të madhe shkatërrimi.

Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar pronat mes frikës së tavaneve të shembura dhe disa stacioneve të metrove të detyruar të mbylleshin, shkruajnë mediat e huaja.

Ujërat e përmbytjes u derdhen nëpër rrugët e ‘Portobello Road’ në Notting Hill, pasi një shi i rrufeshëm goditi kryeqytetin në vetëm 90 minuta dhe në ‘Raynes Park’, në jug të Londrës, makinat u lanë të braktisura, pasi reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan kaos në lëvizje.

Ndërkohë në ‘Turnpike Lane’, në veri të Londrës, njerëzit u panë duke kaluar nëpër ujë në rrugë ndërsa shiu i madh binte dhe i “përmbyste” ato.

MPS Westminster gjithashtu raportoi përmbytje të mëdha rreth ‘Colville Terrace’, ‘Holland Road’ dhe ‘Ladbroke Grove’ dhe tha se shërbimet e urgjencës tani po evakuonin zonat për shkak të pronave të përmbytura dhe tavaneve të shembura.

Ndërsa pasuan reshjet e forta, Brigada e Zjarrfikësve në Londër konfirmoi se ata kishin marrë më shumë se 1.000 telefonata në lidhje me përmbytjet dhe i nxiti njerëzit të “telefononin vetëm nëse kishte një emergjencë të mirëfilltë”.

Video Player

00:00
00:10
Video Player

00:00
00:08
Video Player

00:00
00:06

Leave a comment