Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, plan të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë së Ohrit

-800-0-60ed2be57bef9

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të punojnë mbi një plan të përbashkët, për të përmbushur rekomandimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore dhe Misionit Reaktiv. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe homologia e saj e Maqedonisë së Veriut, Irena Stefoska nënshkruan në Ohër deklaratën e përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë së pasur natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit. Ministrja Elva Margariti shprehet se plot dy vjet pas vendimit për përfshirjen e pjesës shqiptare të rajonit të Ohrit në listën e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s, zhvilluam takimin ndërministror të radhës, për të diskutuar rreth arritjeve të deritanishme, problematikave dhe planin e veprimit për të shkuar përpara në përmbushjen e rekomandimeve të dhëna nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore dhe Misioni Reaktiv 2020.

“Në këto dy vite, pavarësisht problemeve të mëdha, me të cilët është përballur Shqipëria, që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 te pandemia covid-19, kemi hedhur hapa të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë së pasur natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit”, shprehet në një status të saj ministrja e Kulturës. Sipas ministres Elva Margariti plani strategjik i përbashkët  dhe masat kanë rëndësi për të parandaluar rrezikun, që mund ti kanoset kësaj pasurie. “Pas këtij takimi, të dyja vendet ramë dakord dhe jemi tërësisht angazhuar dhe të përgjegjshëm të zbatojmë një plan strategjik të përbashkët, për rimëkëmbjen e këtij rajoni, shoqëruar nga një plan veprimi të detajuar mbi masat që do të ndërmarrim për të parandaluar çdo lloj rreziku, që mund t’i kanoset pasurisë së këtij rajoni, që tashmë nuk është vetëm e jona”, vijon ministrja Elva Margariti.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43-të të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit miratoi kërkesën e Shqipërisë për regjistrimin e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit në listën e trashëgimisë botërore, që mbrohet nga UNESCO.

Leave a comment