Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Analiza e 25 prillit, Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar te Pallati i Kongreseve

PD-zastava-780x405

Kuvendi i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të shtunë në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve, aty ko do të bëhet një analizë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Pak javë më parë kur dhe u njoftua data për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar doli dhe agjenda e mbledhjes. Mësohet se në mbledhjen e Kuvendit është përcaktuar edhe rendi i ditës, ku fillimisht do të informohet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Pas kësaj do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD.

Ditën e sotme u mblodh Komisioni Statutor i Partisë Demokratike, i cili ka pranuar propozimet e kryetarit aktual të saj, Lulzim Basha, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë propozimet e Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit. (Lexo ketu)

Ditën e nesërme do të mblidhet Kryesia e Partisë, ku do të shqyrtohet edhe draft statuti i ri i Partisë Demokratike, si edhe do të njihet me analizën e zgjedhjeve që është bërë në 12 qarqe dhe listën me kandidatët për Këshillin Kombëtar.

Rikujtojmë se Partia Demokratike e quan një masakër zgjedhore procesin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke premtuar që do t’i shkojë deri në fund luftës kundër këtij procesi të parregullt. Gjithsesi, PD-ja me anë të figurave të ndryshem të saj ka konfirmuar se në shtator do t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe do të rikthehet në seancat parlamentare.

Leave a comment