Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Doni të punoni për SPAK? Ambasada e SHBA në Shqipëri njofton hapjen e aplikimeve

elb

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar përmes një postimi hapjen e aplikimeve për të gjithë ata që plotësojnë kushtet për tu punësuar për SPAK në pozicionin e Koordinatorit për Marrëdhënien me Median. Për tu punësuar në SPAK janë vendosur disa pika për kualifikimet e kërkuara në linkun e bashkangjitur.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kërkon të punësojë një kandidat/kandidate për plotësimin e rolit të Koordinatorit të Marrëdhënieve me Median. Koordinatori për Median do të jetë ndërmjetësi mes Prokurorisë së Posaçme dhe mediave vendase dhe atyre ndërkombëtare. Koordinatori përveç Drejtuesit të Prokurorisë ose personave të caktuar nga Drejtuesi, do të jetë i vetmi person i autorizuar për të folur në emër të Prokurorisë me median, me publikun për hetime apo çështje të ndryshme.

Postimi i plotë:
Doni të punoni për SPAK? Tani është mundësia juaj! SPAK ka shpallur hapjen e aplikimeve për pozicionin e Koordinatorit për Marrëdhënien me Median. Shihni kualifikimet e kërkuara 👉 https://bit.ly/3ibpdWa
Aplikoni sot dhe bashkohuni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Për më shumë klikoni në këtë link:

Për më shumë klikoni në këtë link:

Leave a comment