Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Flet mes lotësh babai i të riut kosovar që u ekzekutua dje

Capture1-1-780x439-780x405

Babai i të vrarit ditën e djeshme në Viti të Kosovës, Arbnor Rama ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë djali i tij.

Babai i tij, Isa Rama, tha se djali i kishte ardhur para katër ditësh në Kosovë dhe se kishte punuar me vëllain e vrasësit.

Ai thotë se kishin pasur një zënkë të vogël, por jo për të përfunduar me fatalitet.

“Detajet tani po i mësojmë, por diçka konkrete nuk kemi pasur, jemi familje e qetë nuk kemi pasur qasi ngjarje, kanë punu jashtë bashkë më vëllain e tij, kanë pasur njëfarë zënkë të vogël dhe kur kanë ardhur këtu, unë nuk kam pasë njohuri për kaq incident të rëndë me fatalitet, por qe qysh na përcjell gëzimi, dhe na shndërrohet ne tragjedi. I kam prit që dy vitet me ardhe, e me erdh për me shku në arkivol”, tha babai i viktimës për kanal10.

Isa tregon se ai kishe biseduar me Arbnorin, por i biri i kishte thënë se ky ishte një problem i vogël, i thjeshtë.

“Problem i vogël i thjeshtë kurrgjë diçka i theksueshëm jo, problem aty për aty, kemi biseduar, i kam thanë është shumë problem i vogël as mos e diskuto këtë punë se sja vlenë, unë du me ardhë në pushim, merre nusen edhe du pushim të qetë, edhe ka ardhë, që katër ditë, dje i ka ardhë gruaja, sot në arkivol”, tha ai.

Isa tregon se nuk ka pasur asnjë ditë që Arbnori të mos takohej me vrasësin e tij.

“Nuk e ka ditë që Arbnori, do të takohet me dorasin, sepse ka qenë problem i vogël, dhe se nuk ka biseduar për këtë, e jo me dalë me u gjuajt me dy tri kerre sikur në Teksas, dhe dhashtë Zoti rasti i fundit koft”, tha Rama, i cili në fund të prononcimit të tij ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëjnë punën.

Leave a comment