Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pavel Nedved i jep fund çdo lloj dyshimi, vuloset fati i portugezit Cristiano Ronaldo

r2v3cpkblaafi0qwy34e-780x405

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i ka siguruar tifozët e bardhezinjve se Cristiano Ronaldo do të mbetet në Torino.

Sulmuesi portugez nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, por ka pasur thashetheme në mediat italiane se ai mund t’i bashkohet ndonjë gjiganti tjetër evropian.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se Nedved i siguroi përkrahësit e Juventusit, të cilit ishin mbledhur pranë Continassas për  ta mirëpritur rikthimin e Massimiliano Allegrit në klub, se portugezi nuk do të largohet.

“Ai po vjen, ai po vjen”, u përgjigj Nedved kur u pyet për Ronaldon.

Ronaldo është duke i shijuar pushimet me familje pas Kampionatit Evropian dhe Nedvedi tha se ai do të kthehet në klub në ditët në vijim.

 

Leave a comment