Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plasari për Ramën: Dikur person i këndshëm, sot e shoh ndryshe

unnamed-5

Historiani Aurel Plasari thotë se Edi Ramën e ka njohuar vite më parë kur ka mbajtur detyrën e ministrit të Kulturës.

Në një rrëfim në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, Aurel Plasari thotë se dikur Rama ka qenë person dashamirës dhe i këndshëm.

Ndërsa sot, sipas tij, Kryeministri Rama është një person tjetër.

E kam njohur në një udhëtim jashtë. Një person i këndshëm, dashamirës. Nuk ishim në shkollë bashkë. Njohja ka ndodhur kur kam bashkëpunuar në kohën kur ka qenë ministër i Kulturës. Kam pasur mendimin që detyrën e një ministri Kulture mund ta bënte edhe me ekstravagancën e tij. Ishte një njeri me të cilin mund të debatoje. Sot unë e shoh ndryshe në shumë situata. Por jam kufizuar të bëj ato kritika që kam menduar që lidhen me fushën time siç ka qenë kauza e teatrit. Por kam menduar që nuk më takon mua t’i bëj kritikën totale. Kritikën totale le t’ia bëjnë ata që janë në konkurrencë politike me të”, u shpreh Aurel Plasari. 

Leave a comment