Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U qëllua me 64 plumba pasi e dashura i pagoi lirinë me kusht, reperi ishte anëtar i bandës famëkeqe në Amerikë

auto_Who-Killed-KTS-Dre-Londre-Sylvester-Rapper-Shot-64-Times-Dies-Death-Reason-Bio-Age_-_Copy1626177560

Reperi “KTS Dre”, i cili u qëllua për vdekje me 64 plumba pasi doli nga burgu thuhet se ishte anëtar i grupit “Gangster Disciples”.

Emri i vërtetë i artistit ishte Londre Sylvester, ndërsa emri i gjatë i artit ishte Kutthroat Dreko. E fejuara e 31-vjeçarit kishte paguar kushtin prej 5,000 dollarësh për ta nxjerrë nga qelia, ndërsa thuhet se ai po priste me një grua 60 vjeçare për një makinë kur e zunë në pritë.

Policia e ka identifikuar KTS Dre si një anëtar të ‘Gangster Disciple’, një nga bandat më famëkeqe në Amerikë, raporton Chicago Sun-Times.

Fotografitë e reperit treguan se ai kishte tatuazh fjalët “Kill to Survive” në qafën e tij së bashku me një shënjestër. Krerët e supozuar të bandës së dhunshme u paditën për shantazh në fillim të këtij viti.

Sipas dokumenteve të gjykatës, brenda bandës ka hierarki dhe përfshihen pozicione drejtuese të tilla si “Anëtarët e Bordit” dhe “Guvernatorët” e shtetit.

Ndër sulmet që supozohet të ketë kryer kjo bandë janë edhe dy vrasje e sulme të shumta të dhunshme.

Leave a comment