Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KRIZA MISTERIOZE BRENDA PS

edi-censura-696x375

Në një takim të zhvilluar para pak ditësh në një lokal në Llogara, Edi Rama ka bërë të ditur se kabineti i parë që do të formohet pas konstituimit të Parlamentit të ri, do të jetë një qeveri ekspertësh, të paktën sa të qetësohet “uragani i SPAK”.

Kjo situatë ka sjellë një kaos të tmerrshëm brenda Partisë Socialiste; pasi një pjesë e kupolës që kanë arritur objektivat më 25 prill, e kanë bërë këtë, duke u mburrur se do të jenë ministra.

Taulant Balla, Arben Ahmetaj, Blendi Klosi, Blendi Çuçi, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etj, po kërkojnë informacione, a janë ato në listën e SPAK.

Njeriu më i kërkuar në PS, këto ditë është Ulsi Manja, i cili si ish-prokuror dhe me lidhje me një grup që sot janë në organin e akuzës, i kërkojnë që të furnizojë me info nga kupola e SPAK. Por i shkreti Manja, natyrisht që nuk di asgjë, por Edi Rama i ka kërkuar të bëjë misteriozin, në mënyrë që të hapë një klimë terrori brenda partisë përpara formimit të qeverisë.

Ndërkohë, siç mësohet, përveç çështjes së ministrave një nga “linjat e terrorit” që po hap Babloku, është edhe ajo e “listës rezervë” të deputetëve. Vetë Rama ka takuar disa emra të kësaj liste që nuk arritën të marrin mandat më 25 prill, e i ka thënë që do të zëvendësohen, pasi shumë shpejt, një pjesë e listave fituese do të ikin si pjesë e hetimeve të SPAK.

Madje edhe emra të rëndësishëm si Pandeli Majko, kanë nisur të riaktivizohen me shpresën se do të ridalin në ujë pas tronditjes tektonike që pritet të ndodhë së shpejt.

Megjithatë, e gjithë kjo situatë nuk se ka orientim, të gjithë janë të paqartë se çfarë po ndodh e po pyesin vëdallë, por askush nuk u jep xhevap.

Erion Veliaj, është i vetmi që ka lëvizur e lëviz më shumë, duke ndjekur një linjë sa më të hapur me takimet ndërkombëtare. Për një muaj ka qenë 3 herë në Uashington e Nju Jork, ndërkohë që në Bruksel ka lëvizur 4 herë. Të gjitha për lobim, më shumë për të ruajtur veten nga një lëvizje e radhës që mund të vij nga SPAK, por edhe për të marrë kontrollin e PS-së, nëse ndodh një tërmet i fuqishëm, siç edhe pritet. Jo më kot Edi Rama e ka marrë në shumicën e vizitave të tij në Turqi dhe Lindje të Mesme, që ta ketë nën kontroll.

Megjithatë, më i friksuari ndaj të gjithëve këto ditë, duket “El Tigre”, i cili ngeli në noterë të fshijë gjurmët e tij me aferat e inceneratorëve…/ Marrë nga Pamfleti- Titulli vjen i redaktuar nga Arberianews/

Related Posts

Leave a comment