Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Legalizimi i ryshfetit për mjekët, shpërthen Rama: Një paturpësi e madhe

1626341064_Screenshot2-780x405

Kryeministri Rama e ka konsideruar paturpësi kërkesën e një grupi mjekësh disa ditë më parë, të cilët kërkonin shpalljen si legale të ryshfetit për mjekët.

Sipas tij, nuk mund të abuzohet dhe mëkatohet me pacientët dhe lotët e familjarëve.

Duke folur nga ceremonia e nisjes së punimeve për maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, kreu i qeverisë është shprehur se mjekët do të paguhen sipas cilësisë dhe volumit të shërbimit.

Sipas Ramës, ky është efekti i luftës anti-korrupsion që po shtrihet në të gjithë shërbimin publik shqiptar, ndërsa vijoi më tej duke thënë se reforma në shëndetësisë është një kantier i madh në modernizimin e autonominë spitalore.

“Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.  Të thuhet që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është vërtet një mesash kuptimplotë për domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror që ka filluar të ndihet edhe më thellë. Nuk mund të ketë barazi për të gjithë bluzat e bardha se ‘të gjithë janë njësoj’ dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Kjo nuk është e vërtet”, tha në lidhje me këtë çështje Kryeministri Rama.

Leave a comment