Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas rrëfimeve tronditëse Britney Spears siguron fitoren e parë në Gjykatë

britney

Britney Spears i shokoi të gjithë pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Teksa po lufton për lirinë e saj, këngëtarja ka siguruar një fitore të vogël pasi gjykatësja i dha leje për të zgjedhur ajo vetë avokatin gjatë seancës gjyqësore. Britney është përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga gjykata, Sam Ingham , që në fillimet e kujdestarisë. Në seancën dëgjimore, Britney i kërkoi gjyqtares Brenda Penny leje për të punësuar ish-prokurorin Mathew Rosengart si avokatin e saj privat.

Gjykatësja miratoi kërkesën e saj dhe konfirmoi dorëheqjen e Sam. Sipas “The New York Times”, Mathew është një avokat i profilit të lartë për disa yje të Hollywood-it përfshirë Sean Penn dhe Steven Spielberg. Kujtojmë se gjatë dëshmisë së saj të 23 qershorit, Britney tha se do të donte të zgjidhte përfaqësimin e saj ndërsa përpiqej t’i jepte fund kujdestarisë së të atit.

“Unë nuk kam pasur mundësinë që vetë ta zgjedh avokatin tim vetë. Dhe do të doja të isha në gjendje ta bëja atë,” tha ajo. Po ashtu më 6 korrik, nëna e saj Lynne Spears, paraqiti një kërkesë që i kërkoi gjykatësit të lejojë Britney-n të punësojë avokatin e saj, duke argumentuar se ky do të ishte një hap i madh për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë.

Sipas NBC News, Britney u përlot në gjykatë dhe tha se ishte jashtëzakonisht e frikësuar nga babai i saj Jamie Spears . “Unë jam këtu për të larguar babanë tim dhe për ta ngarkuar atë me akuzën e abuzimit me kujdestarinë, gjë e cila ka lejuar tim atë që të ma shkatërrojë jetën”, u shpreh artistja.

Kujtojmë se më herët këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Gjatë dëshmisë së saj, Britney tregoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Leave a comment