Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përgjimet që fundosën ish-ministren, zbardhet biseda e avokates me të ëmën

ministrii

Përgjime të tjera të SPAk kanë dalë në dritë në lidhje me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e akuzuar për korrupsion, pasi i ka marrë 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Ndaj Vodës dhe dy të akuzuarve të kësaj çështjeje u la në fuqi masa e arrestit shtëpiak.

Përgjimi:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo?

Florida: Po po mami se futesh në ministri, është gjë e madhe të futesh në ministri dhe më Dap më Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin, pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon, edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.

Leave a comment