Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Po na vendosin çipin”, Elita dhe Gjiko ndajnë me ndjekësit momentin e marrjes së vaksinës anticovid

gjiko-elita-780x405

Çifti i njohur i estradës, Gjiko dhe Elita Rudi janë vaksinuar në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Reperi dhe moderatorja e njohur kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale, momentin e marrjes së vaksinës, me ç’rast kanë kontribuuar në sensibilizim që të gjithë duhet ta bëjnë atë.

I njohur për karakterin e tij satirik, Gjiko vendosi të publikojë për fansat e tij në InsatStory një video, përmes së cilës tregonte se Elita ka qenë insistuese për të mos marrë vaksinën në fillim.

Ai përdori teorinë e shumëpërfolur të “çipave”, që ishte aluduar në fillim të shpikjes së vaksinës, se ajo mund të ketë përmbajtje teknologjike dhe se ka qenë kjo arsyeja pse ndodhi pandemia.

Në videot e publikuara, Gjiko përdor shpesh termin “çip”, duke ironizuar me shaka se dyshes tashmë u janë vendosur çipat në trupat e tyre.

Reperi Gjiko është treguar mjaft aktiv gjatë kësaj vere me dy bashkëpunime shumë të suksesshme, njëri me Ermalin, dhe tjetri me Norën dhe Melindën.





Leave a comment