Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Varre pa emër të indigjenëve në Kanada, zbulimet shokuese në një ish-shkollë katolike

child-780x405

Vijojnë të gjendet varre pa emër të indigjenëve në Kanada. Trupat e më shumë se 160 personave u gjetën në ditët e fundit në një zonë ku më parë shtrihej një shkollë katolike në British Columbia.

Lajmi u dha nga fisi Penelakut, i cili është angazhuar në zbulimin e këtyre krimeve që shqetësonin komunitetin e vendasve prej vitesh.

Shkolla ku u bë zbulimi i tmerrshëm mbështetej nga Kisha nga viti 1890-1969 derisa më pas kaloi në varësinë e shtetit. Qeveria ka premtuar se do të punojë me vendasit edhe më fort për të luftuar diskriminimin dhe racizmin.

Një hetim i thelluar u krye në vitin 2015 mbi “gjenocidin kulturor” në Kanada. Raporti dokumentoi abuzime të tmerrshme fizike, përdhunime, kequshqyerje dhe mizori të tjera ndaj më shumë se 150 mijë fëmijëve që ndoqën këto shkolla, të drejtuara kryesisht nga kisha e krishterë nga vitet 1840 deri në vitet 1990.



Leave a comment