Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Biden dhe Merkel bien dakord mbi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në institucionet europiane

joebiden-merkel-780x405

Takimi i fundit i presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel ishte shumë miqësor, por sidoqoftë nuk munguan tensionet.

Ndalimi i udhëtimeve, marrëdhëniet me Kinën, gazsjellësi i diskutueshëm ruso-gjerman Nord Stream-2, por edhe Ballkani Perëndimor ishin disa nga temat në agjendën e vizitës së lamtumirës së Merkel.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA dhe Europa do të qëndrojnë së bashku kundër çdo lloj agresioni duke nënvizuar edhe rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Ne do të qëndrojmë se bashku për parimet demokratike dhe të drejtat universale kur të shohim Kinën ose ndonjë vend tjetër që punon për të minuar shoqëritë e lira dhe të hapura. Ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të adresuar prapambetjen demokratike, korrupsionin, populizmin e rremë në Bashkimin Europian ose midis kandidatëve për anëtarësim në BE apo kudo. Ne biem dakord për rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe në mbështetjen tonë të vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ne qëndrojmë së bashku për të mbrojtur aleatët tanë në NATO kundër agresionit rus,” – deklaroi Biden.

Presidenti shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku për të mbrojtur kombet lindore të NATO-s kundër agresionit rus dhe bien dakord që Moska nuk duhet të lejohet të përdorë energjinë për të stepur fqinjët e saj.

Në fjalën e saj kancelarja gjermane u përpoq t’i minimizonte diferencat në qëndrime dhe theksoi se gazsjellësi ishte një projekt shtesë dhe nuk kishte për qëllim të zhvendoste tubacionet e Ukrainës.

“Ne kemi biseduar për Rusinë dhe Ukrainën, biseduam për Nord Stream 2, dhe kemi pikëpamje të ndryshme për këtë projekt. Por unë dua ta bëj shumë të qartë, vizioni ynë ishte dhe mbetet që Ukraina është një vend tranzit për gazin natyror. Ukraina ka të drejtë si çdo vend në sovranitetin territorial. Ne do të veprojmë në mënyrë aktive nëse Rusia nuk respekton të drejtën e Ukrainës për tranzit,” – tha Merkel.

Kjo është vizita e fundit e Merkel në Shtëpinë e Bardhë si kancelare e Gjermanisë, por rivendosi një gur të rëndësishëm në rindërtimin e raporteve të tensionuara gjatë mandatit të ish-presidentit Trump./Euronews

 

 

 

Related Posts

Leave a comment