Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edi Paloka zbulon debatet që u bënë në mbledhjen e Kryesisë

paloka-780x405 (1)

Numri 2 i Partisë Demokratike Edi Paloka, mohon që në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD-së të ketë patur përplasje sa i takon analizës së zgjedhjeve të 25 Prillit. Paloka thotë se në mbkedhje nuk ka pasur as sherre dhe as përplasje, por diskutime që i shërbejnë të mirës së përbashkët.

Paloka thotë se ai është i vetëdijshëm që në Durrësin që ai drejtonte politikisht nuk janë arritur objektivat, por ama të gjithë e dinë manipulimin që iu bë zgjedhjeve të 25 Prillit.

Postimi i Palokës:

Eshte bere rruge tanime qe disa media raportojne per mbledhjet e kryesise se PD sic ju leverdis atyre apo kush qendron pas tyre. Edhe per mbledhjen e mbremshme ka ndodhur e njejta gje. Kur “lajmet” i japin mediat e Rames une as e marr mundimin tu pergjigjem apo ti pergenjeshtroje , po per fat te keq “viktima” per mbledhjen e fundit jane bere dhe media prane opozites…

Per sqarimin e tyre po sidomos te opinionit ; mbreme ne mbledhjen e kryesise se PD nuk ka patur as “sherre” as “perplasje” po diskutime si ne cdo mbledhje per te miren e punes. Kjo mund te duket habi per ate krahun tjeter po nuk ka pse te duket e habitshme per PD.

Ajo qe une dua te sqaroje eshte se as dje dhe asnjehere tjeter une nuk kam thene qe “Durresi i arriti objektivat” e per me teper te debatoja per kete se pastaj nuk do isha une me kembe ne toke. Ne se do arrinim objektivat dhe projeksionet pavarsisht manipulimeve qe u bene, ne do ishim ne pushtet .

Po objektivi yne nuk u arrit per nje arsye qe nuk ka shqiptar qe nuk e di, e qe eshte manipulimi me te gjitha menyrat i zgjedhjeve te 25 prillit. Kjo del qarte dhe ne analizen e bere por e perseris nuk ka shqiptar qe nuk e di, i madh apo i vogel, i majte apo i djathte qofte. Te tjerat neser ne Kuvend!

Leave a comment