Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Heq dorë përfundimisht nga muzika? Iggy Azalea ka një lajm të keq për të gjithë fansat

iggy-474x405

Reperja e famshme, Iggy Azalea ka vendosur që të tërhiqet nga muzika për një periudhë të gjatë kohore. Së fundmi, 31-vjeçare njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale se albumi i saj i tretë “End of a Era” do të jetë i fundit për të paktën për disa vjet.

“End of a Era” është kaq i veçantë për mua, pasi të publikoj albumin muajin tjetër dhe për disa vjet do të fokusohem në projekte të reja krijuese dhe gjëra nga të cilat ndihem e apasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës. Jam shumë e ngazëllyer të shihni një anë tjetër timen në të ardhmen.

Zhvendosja e energjisë dhe përqendrimi im tek ajo që jam më shumë e entuziazmuar, është ajo që është e përshtatshme për mua, dhe shpresoj që ju të vazhdoni të mbështesni çfarëdo projekti krijues që jam duke bërë.“, ka shkruar reperja.

Përsa i përket jetës së saj personale, kujtojmë se Iggy Azalea u bë nënë për herë të parë në moshën 30-vjeçare.
Ajo e dha vetë këtë lajm të bukur për fansat në rrjete sociale, megjithatë preferoi të mbetej diskrete për të dhënë më shumë detaje, përfshirë këtu edhe babain e fëmijës.

“Unë kam një djalë. Po prisja momentin e duhur për të thënë diçka, por ndjej se sa më shumë koha kalon, aq më shumë kuptoj se do të ndjehem e shqetësuar për të ndarë lajme gjigante me botën. Dua ta mbaj private jetën e tij, por doja të sqaroja se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej botëve.”, shkroi Iggy në Instastory.

Ajo u nda nga babai i fëmijës së saj vetëm pak muaj pas lindjes, por reperja nuk bëri të ditur arsyet pse dyshja i dhanë fund lidhjes.

Leave a comment