Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

OBSH tërheq deklaratën që “virusi s’doli nga laboratori”

kreu-i-OBSH-770x433-1-600x360

OBSH i ka kërkuar autoriteteve kineze të jenë transparente ndërkohë që shkencëtarët po kërkojnë origjinën e koronavirusit . Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom pranoi se kishte qenë i parakohshëm përjashtimi i një lidhjeje mes pandemisë dhe një rrjedhjeje të mundshme të virusit nga laboratori .

Tedros u tha gazetarëve se agjencia e OKB-së me qendër në Gjenevë “po kërkon që Kina të jetë e hapur dhe të bashkëpunojë veçanërisht mbi të dhënat e papërpunuara”, që siç ai pohoi  “organizata i kërkoi që në ditët e para të pandemisë“.

Unë kam qenë vetë teknik laboratori, kam punuar në laborator dhe aksidente laboratorike ndodhin, Është e zakonshme“,  u shpreh  kreu i OBSH.  “Ne kemi nevojë për informacion të drejtpërdrejtë mbi atë se si ishte gjendja e këtij laboratori para dhe në fillim të pandemisë“, duke shtuar se bashkëpunimi i Kinës ishte jetësor.

Nëse marrim informacion të plotë, mund ta përjashtojmë lidhjen me laboratorin”, tha ai. Në muajt e fundit, teoria se pandemia mund të ketë nisur në një farë mënyre në laborator, po merr mbështetje, veçanërisht pasi në muajin Maj Presidenti Joe Biden urdhëroi zbulimin amerikan për shqyrtimin edhe të kësaj mundësie.

Kina është kundërpërgjigjur në mënyrë agresive, duke argumentuar se përpjekjet për të lidhur origjinën e COVID-19-s me rrjedhjen nga laboratori janë të motivuara politikisht dhe duke dhënë një tjetër version se virusi mund të ketë shpërthyer jashtë territorit të saj.

Ekspertë të shumtë të shëndetit publik kanë bërë thirrje gjithashtu për një shqyrtim të pavarur të origjinës së COVID-19-s, duke argumentuar se OBSH-ja nuk ka pushtet politik për të kryer një analizë të tillë mjeko-ligjore dhe se agjencia e OKB ka dështuar pas më shumë se një viti të nxjerrë detaje vendimtare nga Kina.

Leave a comment