Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Papa Klementi XI dhe Shqipëria, akademikët në konferencë shkencore

-800-0-60f11e2fec240

Konferenca “Papa Klementi XI dhe Shqipëria”,  në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta bëri bashkë akademikët. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri zhvilluan të enjten konferencë, që u moderua nga akademik Pëllumb Xhufi. Në konferencë  përshëndeti akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave  dhe arqipeshkvi Luigi Bonazzi, Nunc Apostolik. Në fjalën e tij kreu i ASH, akademik Skënder Gjinushi tha mes të tjerave se ndër shumë e shumë merita, Papa Klementit të 11-të duhet t’i njohim përfundimisht përgjithësimin e etnonimit të ri të vendit dhe të popullit, Shqipëri e shqiptar, që u përdorën për herë të parë si zëvendësues Arbëri e arbër në procesverbalet e Kuvendit të Mërqisë, i njohur ndryshe si Kuvendi i Arbnit.

“Misionarët e dërguar prej tij për të marrë pjesë në këtë kuvend, hartues fjalorësh e gramatikash të hershme, e stabilizuan emrin e ri të popullit në një kohë që emërtimet e vjetra ishin bërë të ngushta për t’i përfshirë të gjithë, pavarësisht dallimeve fetare, rajonale e kulturore. Ky ishte një akt epokal rihomogjenizimi, pas dallimeve që kishte shkaktuar sundimi disashekullor otoman”, tha akademik Gjinushi gjatë zhvillimit të konferencës. Sipas tij, Papa Klementi i 11-të e kishte manifestuar shumë hapur atdhesinë e vet kohë përpara se të mbahej Kuvendi i Arbnit. Në konferencë Dom Nikë Ukgjini mbajti kumtesën “Mërqia – kisha e Kuvendit të Arbrit, në të kaluarën dhe sot”, prof. Bardhyl Demiraj me “Papa Klementi XI në kujtesën kolektive shqiptare”, prof. Francesco Altimari me “Regeneratio albanica: roli i Papës Klementi XI për zgjimin e kulturës dhe të identitetit në botën shqiptare”,  prof. Evalda Paci me “Papa Klementi XI në tekste kushtimi të bashkëkohësve të vet”, At Mikel Pllumbaj mbajti kumtesën “Papa Klementi dhe “Illyricum Sacrum”, etj.

Leave a comment