Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Probleme të mëdha për arkat e Barcelonës, këto janë tre yjet që klubi duhet t’i heqë me çdo kusht

Foto-Griezmann-dembele-780x405

Shitja e Neymar te PSG mbushi arkën e Barcelonës në gusht të 2017 me 220 milionë euro, por bordi i klubit blaugrana i kryesuar nga Josep Maria Bartomeu shpërdoroi këto para.

Së pari, me blerjen e Ousmane Dembélé, 105 milionë euro, plus 40 rroga për 4 vjet. Pastaj Philipe Coutinho për 120 milionë dhe po 40 mln rroga. Për ta mbyllur me Antoine Griezmann që në total janë shpenzuar 135 mln euro + parate e fituar nga Neymar.

Tani, bordi i kryesuar nga Laporta është gati t’i japë fund kësaj cmendurie. Për Griezmann dhe Coutinho nuk ka rrugëdalje tjetër, me të dy duhet bërë marrëveshje për t’u larguar ose për t’i përdorur për shkëmbime. Nëse qëndrojnë, do të jenë të detyruar të ulen pagat, këtu duke përdorur kartën Messi, që ka pranuar përgjysminin e rrogës së tij.

Për Dembélé është garë kundër kohës, sepse dëmtimi i tij nuk i lë shumë hapësirë ​​manovrimi klubit. Planet për një shitje janë ndërprerë, vështirë se mund të ketë një klub në Evropë që të blejë kartonin e tij në këto kushte, edhe pse tani ai nuk shkon më shumë se 60 mln euro. Synimi i Barçës është rinovimi me të, por me një pagë të përgjysmuar.

Leave a comment