Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shkon në 80 numri i viktimave në Gjermani, stuhitë godasin edhe fqinjët e tjerë

gjermani-2

Numri i vdekjeve nga shirat e mëdhenj dhe përmbytjet që goditën Evropën Perëndimore thuhet se është rritur në të paktën 80 në Gjermani dhe nëntë në Belgjikë, me shumë më tepër njerëz të zhdukur pasi rritja e nivelit të ujit solli shembjen e disa shtëpive.

Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave në Gjermani ka shkuar mbi 80, ndërkohë që kjo katastrofë është cilësuar një nga më të këqijat, pas luftës së dytë botërore, me njerëz që ngjiten në çatitë e shtëpive, për të kërkuar ndihmë nga helikopterët.

Në rrethin e shkatërruar Ahrëeiler të Rheinland-Pfalzit rreth 1,300 njerëz janë zhdukur, megjithëse autoritetet lokale i thanë Bild se numri i lartë kishte të ngjarë të ishte për shkak të dëmtimit të linjave telefonike.

Ministri i brendshëm rajonal Roger Leëentz i tha transmetuesit SËR se “ne besojmë se ka ende 40, 50 ose 60 njerëz të zhdukur, dhe kur nuk keni dëgjuar për njerëzit për një kohë kaq të gjatë … duhet të keni frikë nga më e keqja”.

“Numri i viktimave ka të ngjarë të vazhdojë të rritet në ditët në vijim,” shtoi ai.

Reshje shiu të jashtëzakonshme përmbytën gjithashtu Luksemburgun fqinjë, Hollandën dhe Belgjikën.

Në një vizitë në Uashington, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “zemra e saj shkon” për viktimat e përmbytjes.

“Kam frikë se do të shohim shtrirjen e plotë të katastrofës vetëm në ditët në vijim”, tha ajo, duke shtuar se qeveria po bën të pamundurën për të ndihmuar (njerëzit) në fatkeqësinë e tyre”.

Presidenti i SHBA Joe Biden, duke folur së bashku me Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi, ofroi “ngushëllimet e tij të sinqerta dhe ngushëllimet e popullit Amerikan për jetët e humbura”.

Ndërkohë, Belgjika ka parë gjithashtu disa ditë me stuhi shiu dhe me lumenj që vërshojnë të tejmbushur.

Punonjësit Hollandezë të sigurisë gjithashtu kanë evakuuar qindra shtëpi në qytetin jugor të Roermond në provincën Limburg.

Mijëra njerëzve iu kërkua të lënë shtëpitë e tyre, veçanërisht në kryeqytetin e provincës Maastricht.

Disa komuna në Limburg tashmë e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke e bërë të detyrueshme evakuimin.

Leave a comment