Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulimi i varreve masive në Përmet, flet arkeologu: I përkasin periudhës mesjetare

arkeologu

Zbulimi i disa varreve në Përmet gjatë punimeve për infrastrukturën rrugore ditën e djeshme ngjalli shumë reagime me dyshimet e forta se varret janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, pasi zona është në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme. Ditën e sotme pasi punimet janë pezulluar arkeologët të ndodhur në vendngjarje për të nxjerrë në pah të vërtetën u shprehën për Fax News se pas verifikimeve këto nuk janë varre të përiudhës komunizmit por i përkasin Mesjetës.

Një nga arkeologët tha se kemi të bëjme më një zbulim arkeologjik dhe jo me një varrezë që i përket periudhës komunizimit apo gjëra të ngjashme. “Këto varre i përkasin periudhës së mesjetës sepse ka disa specifika që e tregojnë ashtu si për cdo përiudhë tjetër historike që ka një tipologji të caktuar ndryshe nga të tjerat. Specifikë dalluese e periudhës mesjetare është përdorimi i gurit pra i një materiali me rrasa guri i cili është tipik.

Sigurisht ne shpresojmë të gjejmë detaje të tjera që tregojnë periudha akoma më të hershme historike . Këto varre u gjendën 20 cm poshtë tokës dhe nuk është bërë asnjë punim për projektin në mënyrë që të bëjmë të gjithë ekspertizat e mundshme. Do fillojmë punimet ditën e hënë me verifikimin e rreth 12 varreve dhe për një muaj ekspertiza do të jetë e plotë dhe është informacion i shtuar në pikëpamjen e arkeologjisë“-përfundoi arkeologu.

Pyetjes së gazetares së Fax News Samena Çobaj se a duhen bërë analiza laboratorike të tjera dhe a mundet që një varrezë aq e lashtë të gjendet 20 cm poshtë sipërfaqes së tokës arkeologu u përgjigj duke thënë se kjo gjë nuk është tregues pasi varet nga relievi dhe pozicioni ku ndodhen dhe nuk tregon domosdoshmërisht periudhën kohore.

Leave a comment