Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet shuma e parave që do të marrin Vllaznia, Laçi dhe Partizani

1-26-780x405

Pas kalimit të raundit të parë të Ligës së Konferencës, klubet shqiptare të cilët mundësuan kualifikimin do të pasurohen ndjeshëm dhe ato janë plot tetë ekipe.

Nën-kampioni i Kosovës, Drita, ekipet nga Shqipëria si Partizani, Laçi, Vllaznia dhe Shkupi nga Maqedonia e Veriut do të marrim nga 350 mijë euro të tjera pas kalimit të raundit të parë.

Klubet që morën pjesë në raundin e parë morën fillimisht nga 200 mijë euro të cilat vinë si shkak i pjesëmarrjes së tyre në Ligën e Konferencës.

Në total, shuma e fitimeve të këtyre klubeve shqiptare shkon në 550 mijë euro nga pjesëmarrja dhe kalimin i raundit të parë.

Në anën tjetër, ekipet kampione shqiptare si Prishtina, Teuta dhe Shkëndija do të fitojnë edhe më shumë.

Këto ekipe kanë kaluar shifrën mbi 1 milion euro, pasi aty futet bonusi nga UEFA si ekip kampion, por edhe nga 100 mijë euro ekstra për eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Nëse këto klubet kalojnë raundin e dytë të Ligës së Konferencës atëherë në arkat e tyre do të shtohen edhe nga 650 mijë euro.

Related Posts

Leave a comment